Një krim i rëndë u regjistrua në Brecia të Italisë.

 

Një 56-vjeçar shqiptar, Shkëlqim Bedeli vrau gruan e tij, Shegushe Paeshti, 55 vjeçe. Pas aktit të rëndë, ai vrau edhe veten.

 

Referuar mediave italiane, autori ishte i papunë, ndërsa ata ishin prindër të tre fëmijëve. Dyshimet janë që krimi të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.

 

55-vjeçarja u gjet me shenja dhune në qafë, ndërsa autori kishte varur veten në parmakun e shkallëve. Duke cituar fqinjët, mediat raportojnë se çifti kishte prej kohësh probleme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *