Pesë të arrestuarit për krijimin e skemave mashtruese për shmangien e pagesave tatimore, dolën këtë të premte para gjykatës së Durrësit.

 

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa trupi gjykues pasi u njoh me provat e prokurorisë, dha masën e sigurisë “arrest me burg” për regan merdanin dhe Ali Agollin, ndërsa “arrest shtëpie” për Roland Avdon dhe Ben Cakën.

 

Për të ndaluarin tjeter, Enis Xhaferin, gjykata vendosi detyrim paraqitje.

 

Sipas prokurorisë, dyshohet se pesë të akuzuarit përmes shoqërive fiktive kishin ngritur një skemë me mashtrimin e tvsh, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 6 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *