Subscribe

Rajoni i Pulias hap fushatën e mbjelljes se pemëve per kete sezon ne Tiranë. Tre mije peme janë dhuruar nga presidenti i këtij rajoni per te krijuar pyllin orbital te kryeqytetit. Fidanët jane mbjelle ne liqenin e Farkës, ku do te krijohet dhe parku i “Pulias”.

 

“Pulia hedh rrënjë në Shqipëri, jo vetëm në mënyrë metaforike. Është kjo ditë e mrekullueshme ku po realizojmë këtë ide të kreut të Bashkisë së Tiranës, i cili ka si qëllim të krijojë një prej pyjeve më të mëdhenj në Europë, të mbjella nga dora e njeriut, me miliona pemë të dhuruara nga të gjithë miqtë e Shqipërisë. Ky është një lis i pyjeve tona, i cili ka bërë një rrugëtim që nuk ndan, por bashkon dhe hedh rrënjë në Shqipëri. Në Itali ka një ligj ku thuhet: sa herë lind një fëmijë, duhet mbjellë një pemë, ndaj për ne ky është një moment tejet emocionues dhe miqësor sepse Pulia në Shqipëri ndihet si në shtëpinë e saj”

 

Kreu i bashkësie vlerësoi nismën e Rajonit te Pulias dhe ftoi trupin diplomatik ne Tiranë ti bashkohet kësaj nisme.

 

“Në politikë takojmë shumë njerëz që bëjnë premtime, që nuk mbahen kurrë. Ajo që më vjen mirë është se presidenti Emiliano dha një fjalë dhe e mbajti. Sot është kthyer me skuadrën e tij me 3 mijë pemët e para, ndërsa 1 mijë të tjerat do të vijnë në mars. “Mezi pres që të na bashkohen edhe përfaqësi të tjera ndërkombëtare në Tiranë, për të lënë shenjë në këtë qytet.

 

Erjon Veliaj deklaroi se kete sezon synohet mbjellja e 150 mije pemëve ne kryeqytet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *