E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Krijohet A.F. Elbasani, ekipi tjetër deri në “fyt” me borxhe

Bashkia e Elbasanit braktis klubin e futbollit “Labinoti”, duke krijuar ekip të ri të quajtur Akademia e Futbollit Elbasani.

 

Këshilli Bashkiak i Elbasanit, gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme, ka shqyrtuar çështjen e vetme të rendit të ditës dhe ka miratuar krijimin e klubit të ri, “Akademia e Futbollit Elbasani”.

 

Reklamë

Me miratimin e këtij propozimi, “AF Elbasani” është klubi më i ri i futbollit që do krijohet në Shqipëri. Akademia e Futbollit Elbasani do ta nisë rrugëtimin nga Kategoria e Tretë, njësoj si AF Luftëtari i Gjirokastrës.

 

Me klubin aktual të Elbasanit që ka zbritur në Kategorinë e Dytë dhe ka një borxh të madh të akumuluar ndër vite, gjasat janë që të shkrihet dhe të nisë gjithçka nga e para.

Vazhdo të lexosh

Reklamë