Tetë parti të vogla të opozitës kanë propozuar krijimin e një federate si një mekanizëm për bashkimin e të gjitha forcave që janë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës socialiste.

 

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se kjo federatë do të kordinohet nga tre deputetë që gëzojnë besim tek gjithë kampi opozitar. Ai tha se do diskutohet me çdo parti opozitare, për të krijuar një përfaqësi që do sjellë edhe marrëdhënie të mira dhe të qëndrueshme me partnerin ndërkombëtar.

 

  1. Cfarë synon nisma juaj për krijimin e një federate të opozitës, dhe ku ndryshon nga koalicioni tradicional ?

 

Ideja e federatës është të krijojmë një organizim që nuk lidhet me individët apo liderët, por ideve të opozitarizmit. Sipas gjykimit tonë, duhet të kordinohet nga 3 deputetë të cilët gëzojnë besimin e gjithë pjesës tjetër të opozitës. Për më te për, do funksionojë në bazë të procedurave që do të bihet dakord. Po ashtu, kjo federatë do zgjedhi edhe një përfaqësi e cila do të jetë e mandatuar për të krijuar marrëdhëniet e partneritetit me SHBA, Britaninë dhe me BE. Për ta parë veten si kontributor në shqetësimet e NATO-s, të BE-së, por edhe ato të rajonit e për të krijuar marrëdhënie të qëndrueshme dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Federata e opozitës do ketë logon e saj.

 

  1. Që ditën e parë që ju prezantuat këtë nismë, Sali Berisha e Lulzim Basha deklaruan që nuk bashkëpunojnë me njëri tjetrin, as në kuadër të një federate. A dështoi kjo federatë ende pa nisur?

 

Nuk ka dështuar asnjë gjë. Aksioni opozitar në parlament synon kthimin e kushtetutës. Kthimi i kushtetutës kërkon një angazhim jo vetëm parlamentar, por edhe politik edhe qytetar. Ne duam të kemi një marrëdhënie inkluzive, nëse partitë duan të përjashtojnë vetveten është e drejta e tyre. Ne folëm për partitë aleate të së djatjtës. Ne do bisedojmë edhe me PL që mund të ketë ide të vyera. Çështja është çfarë duam e ne duam ndryshim politik në Shqipëri.

 

  1. Ju propozoni një federate të opozitës por udhëheqësit kryesorë të saj, Berisha, Meta por edhe ju, hetohen nga SPAK ose gjykohen. A mos është kjo edhe një aleancë për tu mbrojtur nga drejtësia ?

 

Ku e shikoni që po mbrohen nga drejtësia? Pse duhet që organizimi politik të bëhet kundër SPAK? Jetojmë në një shtet që prezumimi është e drejtë kushtetuese. Nëse hetimet i bën SPAK është një gjë tjetër, nëse hetimet drejtësia i bën për të zhdukur opozitën kthehemi shumë vite mbrapa. Copëzimi i opozitës i jep të drejtë Ramës të bëjë çfarë të dojë. Bashkimi i opozitës do të bëhet rreth qëllimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *