Një krijesë “aliene” është gjetur në një plazh mjaft popullor në Fremantle të Australisë. Të gjithë vizitorët u hutuan nga kjo krijesë e gjetur të hënën dhe pamjet e saj u shpërndanë menjëherë në rrjetet sociale.

 

Një përdorues i “Facebook” bëri thirrje që të tregohet kujdes për qentë që të mos e lejojnë ta prekin atë sepse do të ishte e rrezikshme. Profesori Culum Broën nga Departamenti i Shkencave Biologjike në Universitetin Macquarie në Sidnej deklaroi se krijesa mund të jetë një lepur deti.

 

“Ata janë të butë, toksikë, në varësi të algave që kanë ngrënë.”

 

Ndërsa, Dr. Joshua Ovens, veteriner i asociuar i Shërbimeve Veterinare të Sëans tha se kushdo që dyshon se qeni ka prekur krijesën, duhet të telefonojë një veteriner. Sipas tij, lepujt e detit prodhojnë një lëng kur janë në gjendje alarmi që e përdorin si mekanizëm mbrojtës. Ky lëng mund të rezultojë fatal për qentë tuaj.

 

“Sa u takon shenjave klinike, nëse qeni juaj ka lëpirë ose ka ngrënë një lepur deti, ata do të jetë të fryrë, muskut mund të zgjerohen, mund të fillojnë të dridhen si edhe mund të kenë të vjella. Në kanë marrë një dozë të madhe, ata mund të shkojnë edhe drejt vdekjes.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *