E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Krifca: Ligj i ri për bletërritësit, iu japim fund shtegëtimeve të pakontrolluara

Për zhvillimin e mëtejshëm të bletarisë, Ministria e Bujqësisë ka hartuar një projektligj, që është në fazë konsultimi me grupet e interesit.

 

Përmes këtij projektligji, do të miratohet një program 3-vjeçar që përcakton rregulla dhe kushte për regjistrimin, transportin dhe mbrojtjen ndaj përdorimit të produkteve veterinare dhe PMB-ve, mbështetjen, ushqyerjen, etiketimin, kontrollet, masat administrative.

 

Reklamë

 

Kjo nismë sipas ministres do t’i japë fund mungesës së monitorimit të bletës, shtegtimeve të tyre të pakontrolluara dhe trajtimit pa kriter të sëmundjeve të tyre, me pasoja humbje të kolonive të tëra me bletë.

 

 

“Ne synojmë të mbrojmë racën e bletës e popullata tipike autoktone – vendase të bletëve ose zonave kufitare, të garantojmë mbrojtjen e mjedisit dhe të prodhimeve agropyjore”, u shpreh ministrja Frida Krifca.

 

 

Ajo shtoi se aktualisht janë rreth 12 000 bletërritës në të gjithë vendin, prej të cilëve rreth 3 mijë kanë mbi 50 koshere. Numri i zgjojeve (koshereve) është rritur në 402 mijë koshere, nga 239 mijë koshere që ishin në 2012, ndërsa në çdo qark, janë ngritur dhe funksionojnë Shoqatat Lokale të Bletërritësve, të grupuara nën Federatën Kombëtare të Bletërritësve të Shqipërisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë