Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca shprehet e bindur se Shqiperia eshte gati per tu prezantuar gjerësisht në botë me verën e vet.

 

Nga Tokyo, aty ku ndodhet prej disa ditësh me kryeministrin Rama dhe ministra të tjerë, Krifca shkruan ne rrjetet sociale se bota po vlerëson cilësinë dhe karakteristikat e territorit të verërave shqiptare.

 

 

Sikurse konstatoi dhe revista prestigjoze e verës, Decanter, Shqipëria është diamant i pazbuluar i varieteteve autoktone. Me investimet në standartet e vreshtave dhe teknologjive të reja, rregullimin e kuadrit ligjor dhe të gjithë zhvillimet cilësore që kanë ndodhur në sektorin e verës shqiptare, sot jemi gati për ta prezantuar verën shqiptare gjerësisht në botë dhe këtë po bëjmë me fokus.

Organizuam me Shoqatën Kombëtare të Somelierëve të Japonisë, përfaqësues të prodhuesve tanë të verës, një degustim profesional mes dhjetra somelierëve profesionalë të etiketave të ndryshme të verës shqiptare. Më erdhi mjaft mirë që bota po vlerëson cilësinë dhe karakteristikat e territorit të verërave shqiptare, duke i hapur njëkohësisht rrugën eksportit të verës në tregun e madh japonez. Ndaj dhe aktivitete si ky do zhvillojmë dhe në tregje të tjera të rëndësishme e me potencial.

 

Bashkë për Bujqësinë

Bashkë për Shqipërinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *