Kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo, ka raportuar ne Komisionin e Sigurisë per influencën ruse. Gjatë raportimit ne  Komisionin e Sigurisë, Bendo mohoi që ne Shqipëri të ketë influenca ruse, por u shpreh se ka pasur tendenca.

 

Ne raportin për më shumë se tre ore ne komisionin i cili u zhvillua pa praninë e mediave, mësohet se deputetet e opozitës pyeten Bendon për ekzistencën e një raporti sekret për 124 drejtues policie të inkriminuar ne trafik droge, por edhe për lidhjet e politikaneve me 613 kg kokaine të sekuestruar ne Maminas.

 

Ne përgjigjet e tij, mësohet se kreu i Shërbimit Informativ nuk mohoi ekzistencën e raportit, ndërsa për kokainën dhe lidhjet e saj me politikanet nuk preferoi të flasë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *