Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdgëne seksuale me një të mitur.

Ka qenë nëna e vajzës 12-vjeçare ajo që ka kallëzuar në polici për rastin, teksa ende nuk dihen më shumë detaje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi”, njofton policia. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *