E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kreu i shtetit takim me ricikluesit

Pas takimit me shoqërinë civile që kundërshton ligjin për importin e mbetjeve, presidenti i Republikës ka pritur në takim përfaqësues të industrisë së riciklimit. Kreu i shtetit u shpreh se çështje kaq thelbësore e të ndjeshme nuk duhen politizuar në mënyrë që pastaj ato të mos dështojnë. Kreu i shtetit i garantoi pjesëmarrësit se ligjin në fjalë do ta trajtojë me shumë seriozitet dhe se do të mbajë një qëndrim sa më të argumentuar në raport me të. Përfaqësues të industrisë së riciklimit theksuan se qëllimi dhe interesi i kësaj industrie nuk është thjesht aspekti ekonomik, por edhe ai i ruajtjes së mjedisit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë