Për herë të parë, pas dyshimeve për skandalin e përgjimeve te paligjshme, kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika, ka konfirmuar në Komisionin Parlamentar të Sigurisë, se kjo pajise ka hyrë në territorin shqiptar para dy muajsh. Agjentet sekretë sipas tij informuan se pajisja kishte hyrë në Shqipëri pa u regjistruar. Visho Ajazi sqaroi me tej se menjëherë pasi mori dijeni për këtë pajise ka informuar gojarisht Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe më pas Presidentin e Republikës. I pyetur se pse nuk informoi edhe kryeministrin Rama, Ajazi tha se deri ne atë moment, ai kishte vetëm dyshime dhe jo fakte. Shefi i SHISH i rezervoi të drejtën vetes të mos japë detaje se nga i kishte marrë informacionet për ekzistencën e kësaj pajisjeje. Pyetjes nëse pajisja në fjalë përbën kërcënim për sigurinë kombëtare, kreu i SHISH iu përgjigj se po, por vetëm nëse ajo ka kapacitete përgjuese dhe ato të gjurmimit. Por numri një i Shërbimit Sekret Shqiptar theksoi se nuk ka ngulmuar në hetime për informacione shtesë mbi këtë pajisje, pasi nuk iu kërkua më tepër informacion nga organi i akuzës.
Kreu i SHISH zbardh “përgjimin”
Subscribe





