E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kreu i ri/ PD mbledh Kryesinë, pritet miratimi i kandidaturave

Sot në mbrëmje kryesia do të zyrtarizojë Lulzim Bashën dhe Gjergji Hanin si dy kandidatët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, një mbledhje ku do të mungojë sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi, dhe deputetët që janë rreshtuar prej javësh kundër Lulzim Bashës dhe zgjedhjes së shpejtë të kryetarit të PD.

 

Reklamë

Por për Enkelejd Alibeajn procesi deri tani ka qenë i rregullt dhe Lulzim Basha ka të drejtën të kërkojë një mandat të ri në krye të PD.

 

ENKELEJD ALIBEAJ

DEPUTET, PD

 “Nëse i themi dikujt ik, është simptomë e post diktaturës. Nëse ka një sfidë, sfida është tjetër, a e bëjmë dot një proces të barabartë apo transparentë?”

Alibeaj mbrojti vlefshmërinë e këshillit kombëtar pak ditë më parë, edhe pse ai vetë pranoi se ky forum ka 478 anëtarë.

 

Enkelejd Alibeaj

“Ka ndodhur që nga gjithë Këshilli kombëtar, si nga të gjithë strukturat e tjerë një pjesë kanë zgjedhur që të mos militojnë më me PD-në dhe kanë gjetur një strofull tjetër te LSI. 329 emra të Këshillit Kombëtar janë ata që përbëjnë Këshilli Kombëtar.”

Por 17 deputetë të PD  e kanë cilësuar të pavlefshme mbledhjen e këshillit kombëtar, pasi sipas tyre në mbledhje nuk morën pjesë as gjysma e anëtarëve, duke hedhur poshtë pretendimin e Alibeajt se anëtarët janë larguar te Sali Berisha.

 

SAIMIR KORESHI

DEPUTET, PD

“Ne jemi shpallur një herë kulak para ’90, por nuk i dihet jemi duke verifikuar dhe parë sesi mund të behët një tjetër Këshilli Kombëtar. Të mbyllemi të mos hamë as bukë as ujë siç zgjidhet Papa. Ne do kërkojmë listën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar që morën pjesë. Ka qenë një rreckë e grisur keq.”

 

Pavarësisht debateve dhe çarjes në grupin e demokratëve, që mbajnë logon e PD, nuk priten surpriza në garën për kreun e ri të Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha duket se do të fitojë mandatin e 4 në krye të PD në 29 korrik.

Më shumë video

Reklamë