Sikurse është bërë traditë, përfaqësuesi i lartë i bashkimit europian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, pret në një darkë joformale, gjashtë liderët e ballkanit perëndimor.

 

Kryeministri Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ai serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryesuesi i këshillit të ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Zoran Tegeltija, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim.

 

Në fokus të bisedimeve do të jetë procesi i zgjerimit si dhe pasojat e agresionit rus në sigurinë rajonale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *