Lulzim Basha deklaroi në një dalje për mediat mbrëmjen e së hënës së gjetjet e  ODIHR treguan që votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.

 

Ai rënditi disa arsye që e tregojnë se raporti paraprak I OSBE-ODIHR I rrëzoi zgjedhjet e Ramës:

 

30 qershori nuk ishte në interesin e qytetarëve shqiptarë. Votime pa zgjedhje. Përjashtim i padrejtë i opozitës nga administrimi dhe monitorimi i zgjedhjeve. Mos funksionim gjykatash. Vendime të gabuara të KQZ-së. Marrje e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese dhe probleme të tjera serioze. Demokratët, opozitarët, shqiptarët e thjeshtë ia dështuan planet Edi Ramës.Votimet ishin të paligjshme dhe tani ky është fakt i pranuar nga të gjithë.Farsa dështoi.

 

Basha është I bindur madje se opozita doli më e fortë nga ky proces.

 

PD doli më e forte dhe më e bashkuar nga 30 qershori. Opozita doli më e fortë dhe më e bashkuar nga 30 qershori.Të gjithë së bashku si qytetarë jemi sot më të bashkuar se kurrë më pare dhe më të fortë se kurrë më parë.Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori.Edi Rama doli më i vetmuar dhe më i dobët nga 30 qershori. 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.30 qershori  zbuloi fytyrën e vërtetë të Partisë Socialiste të shkatërruar nga Edi Rama: ajo është parti që tashmë e mbështesin vetëm për para. Ca për para krimi,ca për para tenderash dhe koncesionesh,ca për paratë e rrogës.Edi Rama e ka katandisur Partinë Socialiste në parti rrogëtarësh, parti mercenarësh, parti banditësh.Përballë saj qendrojmë ne si një parti e njerëzve, një parti e mendjeve dhe e zemrave.Ne na bën bashkë aspirata për ndryshim, aspiratë për Europën.Ata i bën bashkë paraja, aspirata për karriken.Qendrimi juaj më 30 qershor ishte një mesazh për ndryshim.Me qëndrimin tuaj, ju e bëtë të pashmangshëm ndryshimin. Kjo është tashmë sfida jonë.Ne, Partia Demokraitke e gjithë opozita e bashkuar, bashke me ju duhet të projektojmë dhe sjellim ndryshimin që ju doni.

 

Basha I qëndroi idesë së tij se Edi Rama nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drejt së ardhmes.

 

85% e shqiptareve duan ndryshim. Kjo eshte e vetmja vlere e asaj që ndodhi dje.Gjithcka tjeter eshte farse e paligjshme antikushtetuese dhe nje provokim per shqiptaret te cilet nuk ranë pre e tij. Kete e di shume mire dhe Edi Rama!Votimi i djeshem nuk e zgjidhi, por e thelloi krizen sepse, edhe me fort, dje u rikonfirmua se shkaktari i saj eshte Edi Rama, se me Edi Ramen nuk ka asnje shprese se mund te kete zgjedhje te lira dhe te ndershme. Beteja jone vazhdon edhe me e forte edhe me e vendosur. Qëndrimi ynë për Edi Ramën nuk ndryshon: Edi Rama duhet të largohet dhe të hetohen te gjithe ata qe janë kapur duke manipuluar zgjedhjet me krimin, Dhe 30 qershori tregoi se me Edi Ramen nuk ka dhe nuk mund të kete zgjedhje te lira dhe te ndershme.Edi Rama duhet refuzuar siç e refuzuat ju. Ai nuk mund të jetë më pjesë e asnjë hapi drej të ardhmes. Bashkë me të duhet të largohen dhe të gjithë qeveritarët e korruptuar. Duhet që të gjithë të dalin para drejtësisë.Tani, ndryshimi është prioriteti ynë politik.Ndryshimi është qëllimi im më i madh. Një ndryshim i thellë politik dhe ekonomik.Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve duhet të jetë fillimi i ndryshimit që presim.Nëse politikanët nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre, nëse politikanët nuk dalin para drejtësisë për korrupsionin dhe krimet e tyre, asnjë ndryshim nuk do të jetë i vërtetë.Ditën kur politikanët të kenë frikë nga ligji, të kenë frikë nga drejtësia, ajo është dita kur Shqipëria është bërë europiane

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *