Kreu demokrat Lulzim Basha u shpreh para moderatorit Sokol Balla në Real Story se PD ka informacione se po mbrohen biznese që janë të afërta me elementët e krimit dhe të lidhur me PS.

 

Në kuadër të kësaj deklarate, Basha duke mos dhene emra se kush jane keto element, tha se opozita po përpiqet ta verifikojë një gjë të tillë.

 

Ndersa teksa u pyet nga gazetari Sokol Balla se ka një akuzë publike ndaj tij për një fakt konkret, se firma Victoria Invest ka lidhje personalisht me kryedemokratin, Basha e cilesoi akuzen si nje sajese te qeverise.

 

 

Nuk kam informacion fare, por ajo që shoh është se ka favorizim të disa objekteve, do marr informacion të plotë. Ka një pretendim akoma të paverifikuar nga opozita që po mbrohen objekte tregtarë të personave të krimit të organizuar, të cilët kanë pasur më përpara përfaqësues në grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Nuk po e them emrin sepse duhet ta verifikojmë. Ky është standarti që kam vëndosur dhe do ta ndjek. Mospërmendja e emrit të një kompanie ështe tezë e qeverisë. Deklarata e PD i ka përmendur të gjitha kompanitë me emër, një për një, përfshirë Viktoria Invest, mbi të cilin është ndërtuar ky thashethem. Kjo ësjtë tezë e qeverisë për të hequr vëmendjen nga qendresa që ne po bëjnë. Naturisht kjo nuk është një qëndresë ndaj çdo kompanie që lidj kontratë sjtetërore, por ndaj kujtdo që ne me dojmë se ka abuzime, se këto bëhen me dashje pjesë e zhvatjes së parave publike me skemën korruptive. Për këtë arsye, PD i ka përmendur të treja kompanitë dhe atë tjeteën që është futur për të justifikuar  mungesën e garës dhe ku padyshim në llogjikën e çdokujt është e qartë se aty ka korrupsion, paratë ndahen mes përfituesit të tenderit dhe dhënësit të tenderit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *