Subscribe

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dale para medias per ate qe ai e cilëson skandalin e përgjimeve. Sipas Bashes, ajo çka pret opozita, por edhe qytetaret shqiptare eshte hetimi i plote i kesaj afere qe nuk mund te realizohet pa largimin e ministrit te brendshëm Saimir Tahiri.

Hapi i parë është dhe duhet të jetë firmosja nga edi rama e pezullimit të drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit, largimi i tij nga detyra. Hapi i dytë, largimi i ministrit të brendshëm dhe hapi i tretë, deklarimi para shqiptarëve, se nuk ka asgjë për të fshehur dhe se është gati që këtë çështje t’ia nënshtrojë plotësisht drejtësisë dhe prokurorisë pa pengesa politike, pa presion ndaj hetimit.

Por sipas Bashes, kryeministri e ka treguar deri me tani se nje drejtësi e pavarur nuk i intereson veçanërisht kur flitet per aferat ku jane përfshire anëtare te kabinetit te tij.

Edi rama i trembet një hetimi të pavarur dhe përgjegjësive politike që do të nxjerrë në raport me skandalin e përgjimit. Ndaj, edhe dje, edhe sot, ngurron të japë konsensusin e tij për një projekt drejtësie të pavarur dhe të pakapur politikisht. Ndaj pengon çdo reformë që do të mundësonte që në skandale të tilla drejtësia të vepronte paanësisht dhe pa pengesë.

Por thirrjet e opozitës per largimin e Çakos dhe Tahirit duket se nuk jane dëgjuar nga kryeministri Rama. I vetmi koment qe lideri i mazhorances beri per kete çështje gjate nje inspektimi ne QSUT ka qene qe institucionet e shtetit shqiptar ende nuk jane serioze

“I jam mirënjohës ambasadorit italian, e di që nuk është një ditë pozitive, por jo për fajin e tij dhe të qeverisë italiane, por për kusuret e shtetit tonë që nuk është akoma një shtet me institucione serioze, por ama prania e tij këtu për një investim që është i një sipërmarrje privat italiane është shprehje e qartë e vendosmërisë për të çuar përpara një marrëdhënie të shkëlqyer.”

Qysh ne krye te herës, opozita e ka konsideruar çështjen e pajisjes se përgjimit si nje skandal duke akuzuar qeverinë se ka përgjuar krerët e shtetit, diplomatet e drejtuesit politike ne vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *