E martë, 6 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kreu i PD apel socialistëve: Braktiseni Ramën, mos e lini partinë në dorën e krimit

Teksa falenderoi mbështetësit e opozitës për refuzimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, kreu demorkat Lulzim Basha lëshoi një mesazh edhe për socialistët.

 

Reklamë

Basha u kërkoi socialistëve që të mos e lënë partinë në dorën e kryeministrit Edi Rama. Ai u bëri apel socialistëve që ta braktisin kryeministrin Rama dhe të shpëtojnë partinë nga ata që ai I quajti, të fortë e kriminelë rrugësh.

 

 

“Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës. “

 

Më tej Basha akuzoi kryeministrin Rama se ka marrë nën kontoll çdo pushtet

 

“Shqipëria sot është një vend pa ligj është një vend pa rregulla, është një vend pa drejtësi. Në Shqipëri sundon Njëshi. Në Shqipëri mbretëron një njeri i vetëm. Të gjitha pushtetet i ka Edi Rama. Ai është ligj. Ai është kryeministër. Ai është parlament. Ai është prokuror dhe gjykatës. Ai është kryebashkiak. Ai është kryeredaktor. Ai është kryetenderues. Ai është drejtor. Paratë e shqiptarëve i kontrollon ai. Shqipërinë e ka kthyer në pronë të tijën. Në Shqipëri nuk sundon vullneti i njerëzve Nuk udhëheq interesi i njerëzve. Sundon vullneti i Edi Ramës, udhëheq interesi i tij dhe i oborrit të tij.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë