Udhëheqësi i “mafies shqiptare” në Greqi, i cili akuzohet për vrasjen e hetuesit Michalis Zafeiropulos në Kolonaki, si dhe disa aktivitete të tjera kriminale brenda dhe jashtë burgjeve ka kërcënuar bashkëpunëtorët e kryeministrit grek dhe disa gjyqtarë.

 

Media greke “TO VIMA” shkruan se ky rast është një shembull i rreziqeve që mund të ekzistojnë nga anëtarët e krimit të organizuar, të cilët janë dënuar për shumë vite por edhe i indiferencës së dukshme ndaj sistemit gjyqësor grek.

 

Shqiptari, kreu i bandave shqiptare, u thirr për dëshmi të çështjes Zafeiropulos, por edhe për vdekjet e të burgosurve në burgun Korydallos. Në paraqitjen e tij para Hetuesit Special të Apelit dhe kompetent për çështjet e terrorizmit,  Eftychi Nikopulos, ai u gjykua për krime të rënda.

 

Një nga hetimet e Nikopulos lidhen me paratë që kriminelët shqiptarë kishin marrë nga avokatët e njohur grekë, duke pretenduar se donin të paguanin kostot e transportit të trupave të bashkatdhetarëve të tyre të vrarë në Greqi.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *