E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kreu i kuvendit në zyrën e Nishanit

Reforma ne sistemin e drejtësisë ishte kryefjale e takimeve te se premtes mes krerëve me te larte te shtetit. Fillimisht, ne orën 10, kryetari i Kuvendit Ilir Meta shkoi ne zyrën e Presidentit te Republikës Bujar Nishani. Ne takimin qe zgjati per rreth 20 minuta, është diskutuar mbi ecurinë e reformës ne drejtësi. Me pas, kryeparlamentari Meta i është drejtuar viles 30, rezidence qeveritare, për te zhvilluar takimin me kryeministrin Edi Rama. Vijimi me ritme te larta te reformës ne drejtësi ishte objekt i bisedimeve te Njësisë se Koordinimit te Koalicionit Qeverisës. Është rene dakord qe reforma te vazhdoje me ritme maksimale, pasi Komisioni i Venecias te japë opinionin mbi paketën e ndryshimeve kushtetuese. Pas takimit, asnjë nga protagonistet e takimit nuk folën per mediat. Por per te treguar se koalicioni është i mendueshëm, kreu i qeverise Rama e shoqëroi me nje batute.

 

 

Më shumë video

Reklamë