Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri u paraqit sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai qëndroi dy orë brenda nw SPAK, ndërsa refuzoi të tregojë arsyen pse u thirr nga ky organ.
Përmes burimesh, Vizion Plus mësoi se ai ka lejuar procedura tenderimi që më herët ishin anuluar, por zyrtarisht nuk ka pasur asnjë reagim.
Komisioni i Prokurimit Publik është instiucioni më i lartë që shqyrton ankesat në procedurat e tenderave publikë, koncesionet dhe dhëniet e lejeve minerare.





