Subscribe

Për herë të parë, kreu i komunitetit Mysliman, Skënder Bruçaj, u përball në Gjykatën e Krimeve të Rënda, me 9 personat e akuzuar për rekrutim te xhihadisteve ne luftën e Sirisë. Bruçaj, ishte thirrur në seancë me kërkesë të avokatit mbrojtës së Orion Reçit. Kreut të myslimanëve, iu kërkua që të jepte shpjegime se, përse kishte referuar në prokurori që, 2 xhami, ajo e Mezezit dhe e Unazës së Re, praktikojnë islamin radikalt. Bruçaj tha se, dy xhamitë nuk kanë qenë nën varësinë e KMSH-së, dhe imamët nuk janë emëruar nga institucioni i tij. Ai shtoi se, xhamitë në fjalë janë ndërtuar në mënyrë të jashtëligjshme. Pas kësaj deklarate, situata është acaruar në sallë. Gjyqtarja, Flora Hajredinaj, ka nxjerra jashte dy besimtarë, pasi ofenduan, nga familja kreun e KMSH, Skënder Bruçaj. Ndërkohë të pandehurit i kanë drejtuar një mori pyetjesh, Bruçajt: Duke i thënë të tregonte se a dinte arabisht, çfare kuptonte ai me termin xhihadizëm dhe a e njihte librin e shenjtë të kuranit. Por Bruçaj, nuk është përgjigjur pasi gjyqtarja e ka ndaluar pasi sipas saj, kreu i KMSH ishte thirrur në cilësinë e dëshmitarit e nuk ishte palë e procesit gjyqësor. I pandehuri Genci Balla, hodhi akuza të forta ndaj Burçajt dhe shtetit shqiptar, duke thënë se, po mbrohen të krishterët dhe çifutët, duke sulmuar në këtë mënyrë myslimanët. Seanca u shty për të martën e ardhshme, pas kërkesës së dy të pandehurve, Edmond Balla dhe Gert Pashja, të cilët i kërkojnë gjykatës që të verifikojnë daljet jashtë vendit nga sistemi TIMS.

Menjëherë mbarimit të procesit gjyqësor, ka reaguar zyra e çështjeve ligjore e Komunitetit Mysliman Shqiptar. Në shkresën e bërë publike KMSH-ja,thekson se, edhe pse nuk është palë në gjyq, po e ndjek me shqetësim ecurinë e këtij procesi. Një ndër liritë dhe të drejtat e sanksionuara në kushtetutë, është prezumimi i pafajësisë – thekson komuniteti. Pranimi i shtetit të së drejtës, dhe gjykimi i drejtë, kontribuon në sigurinë personale të njeriut, ashtu siç garanton se askush nuk do të persekutohet apo dënohet në mënyrë arbitrare për arsye të gjinisë, racës apo bindjeve fetare e politike, përfundon deklarata e KMSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *