Subscribe

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi nuk mohon që të jetë ndjerë i intimiduar nga segmente të caktuara.

 

Gjatë një interviste për “Quo Vadis”, Ibraimi tha se ka ndjerë presion për shkak të aludimeve për figurën e tij dhe kontributit që ka dhënë për hartimin e reformës në drejtësi.

 

“Ka pasur disa spekulime lidhur me figurën time dhe KLP në përgjithësi. Fjala presion është e madhe dhe unë do të kisha dëshirë të thoja jo, nuk ka pasur presione. Por padyshim që ka pasur intimidime. Ka pasur intimidime që marrin formën e këtyre deklaratave siç përmendët edhe ju. Pra, ky personi që ka qenë i përfshirë në hartimin e ligjeve të reformës tani po shërben si funksionar i institucioneve të reja të reformës dhe pse unë nuk shoh ndonjë arsye pse të mos jetë kështu. Reforma ka qenë tepër e madhe që unë me dorën time të vogël të arrija të paracaktoja fatin tim në të ardhmen.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *