E shtunë, 31 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kreu i Kishës Orthodhokse takon Papën, kryepiskopi Joan Pelushi bisedon me Atin e Shenjtë në Vatikan

Kryepiskopi i Shqipërisë, Joan Pelushi, është takuar kwtw tw premte me Papa Leoni XIV, në një audiencë private në Vatikan.

Takimi i zhvilluar pas pjesëmarrjes në eventin ndërkombëtar për paqen u cilësua si moment historik i dialogut dhe vëllazërisë së krishterë.

Reklamë

Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e paqes, ndalimit të luftrave dhe kujdesit ndaj të rinjve si shpresa e së ardhmes.

Kisha Orthodhokse e Shqipërisë mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit dhe harmonisë ndërfetare. Në përfundim, u shkëmbyen dhurata simbolike./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë