Subscribe

Kryetari i PD Lulzim Basha zhvilloi një bisedë online me z.Manfred Weber, kryetar i grupit më të madh parlamentar në Parlamentin Europian atë të Partisë Popullore Europiane.

 

Në qendër të bisedës, raporton Vizion Plus, ishte interesimi i Weber për shqetësimet dhe temat kryesore të fushatës zgjedhore në Shqipëri.

 

Basha theksoi se shqetësimet kryesore të shqiptarëve sot janë gjendja e rëndë ekonomike, kostoja e lartë e jetesës, papunësia dhe emigrimi. Por, shtoi Basha, zgjidhja e të gjitha këtyre problemeve është e lidhur ngushtë me integrimin europian të vendit:

 

“Qytetarët janë të zhgënjyer pas 8 viteve të qeverisë Rama, 8 vite ngecjeje në vendnumëro në procesin e Integrimit Europian dhe duan ndryshim. Por shqiptarët sot e dinë se ndryshimi do të vijë vetëm kur Shqipëria të bejë progres në procesin e integrimit në BE. Fatkeqësisht në këto 8 vite, vendi nuk ka bërë progres por madje ka shënuar hapa mbrapa sa i përket nivelit të  korrupsionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe shtetit ligjor. Prandaj sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, janë parakushte për të ecur përpra në procesin e integrimit, parakushte për të përmirësuar jetën e shqiptarëve dhe për të rritur mirëqenien e tyre”.

 

Kreu i PD tha se ai dhe forca qe po drejton po përpiqen ta kthejnë vemendjen tek çështjet jetike për njerëzit si situata e rëndë ekonomike, papunësia e lartë dhe emigrimi kryesisht i të rinjëve dhe të arsimuarve.

 

Manfred Weber theksoi se është gjithmonë mirë të dëgjojmë se reformat e pëcaktuara nga BE janë garanci për të ardhmen europiane për Shqipërinë. Sipas njoftimitg te shperndare nga selia blu, Weber u interesua për standartet dhe infrastrukturën zgjedhore, më konkretisht mbi situatën me mediat, me aktivitetet e fushatës, dhe në përgjithësi me aksesin në infrastrukturë për aktivitetin politik të PD.

 

Ai theksoi se zgjedhjet e 25 prillit janë jetike për të ardhmen europiane dhe integrimin europian të Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *