Përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave janë takuar për mbi një orë e gjysmë me kreun e grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, ata kanë kërkuar që LSI të marrë në konsideratë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend, ligjin që lejon importin e mbetjeve. Mësohet se nga ana e tij, Vasili ka thënë se mbështet shqetësimet e shoqërisë civile dhe se shqetësimet e tyre dhe pretendimet e kreut të shtetit do të shqyrtohen. Pas takimit, përfaqësues të AKIP bënë me dije se më datën 30 tetor do të zhvillojnë një protestë masive në kundër ligjit të importit të mbetjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *