Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore për kryetarin e Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi.

 

Pritet që seance të zhvillohet mbi bazën e dy kritereve atë të pastërtisë së figurës dhe pasurinë.

 

Kryegjyqtari i qytetit të Shkodrës Arben Zefi, sipas dokumentave të paraqitura pranë ILDKPKI ka kryer deklarim të saktë të pasurisë. Ai ka në pronësi një apartament 132.8 m² si dhe dy automjete.

 

Seanca e Arben Zefit, i cili mban aktualisht postin si kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër përbëhet nga trupa gjykuese si; Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve.

 

Mes tjerash sipas KPK-së, kryegjyqtari i Shkodrës nuk ka deklaruar edhe shumën prej 50 mijë euro të marra kredi si dhe nuk ka bërë deklarimin e automjetit të blerë nga bashkëshortja. Gjithashtu nga hetimet e kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, thuhet se gjyqtari Arben Zefi është i përfshirë në korrupsion.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *