E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Kreu i FRPD: 79% e të rinjve duan të largohen, norma më e lartë në botë

Kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, është shprehur se përqindja e të rinjve shqiptarë që dëshirojnë të emigrojnë ja kalon edhe vendeve në luftë civile.

 

Përmes një statusi në profilin e tij ai shkruan se 79% e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera.

 

Reklamë

“Edi Rama ja del që përqindja e të rinjve shqiptarë që duan të emigrojnë, të kalojë edhe vendet në luftë civile e konflikte të armatosura! Sipas një vrojtimi të “Gallup”, 79% e të rinjve shqiptarë nga 15-29 vjeç duan të largohen përgjithmonë nga Shqipëria. Kjo është norma më e lartë në botë, me diferencë të theksuar nga të gjitha vendet e tjera, përfshirë ato në konflikte të armatosura. Ndër vendet e rajonit, shifra e dytë më e madhe vihet re në Bosnje-Hercegovinë, me 62%, e më pas Maqedonia me 51%, ndërkohë që për Serbinë dhe Malin e Zi, pjesa e të rinjve që duan të largohen është më e ulët se 50%”.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë