Pretendentët për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit po iu nënshtrohen provave rigoroze. Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada e SHBA bëri me dije se deri tani kandidatët kanë kryer provat e vrapit dhe testimin me shkrim. Pas këtyre dy fazave, garuesit do të kalojnë në një proces selektiv, për t’iu nënshtruar më pas testit poligrafik.

 

“Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale.”

 

I gjithë ky proces është monitoruar rreptësisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasada amerikane theksoi se procedurat e testimit për BKH janë marrë nga ato të FBI. Selia diplomatike shprehet e angazhuar për të mbështetur forcimin e sundimit të ligjit.

 

“Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash.”

 

Në garë për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë 18 emra

 

  1. Adriatik Ago
  2. Agim Ismaili
  3. Aida Veizaj
  4. Ardian Çipa
  5. Artan Pjetërnikaj
  6. Artan Shkëmbi
  7. Artur Beu
  8. Atnan Shehu
  9. Blerina Bajollari
  10. Eduart Merkaj
  11. Endrit Hoxha
  12. Ervin Hodaj
  13. Gentian Hilla
  14. Gentjan Shehaj
  15. Idajet Faskaj
  16. Lindita Nushi
  17. Pëllumb Seferi
  18. Ylli Pjetërnikaj

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *