E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 20 sekonda më parë
Politikë

Krerët urojnë Kosovën: Angazhim për integrimin e përbashkët

Në 12-vjetorin e pavarësisë, krerët e shtetit shqiptar i kanë dërguar mesazhe urimi drejtuesve të Kosovës. Kreu i shtetit, Ilir Meta nëpërmjet një letre urimi për homologun Thaçi, thotë se Kosova ka hyrë në dekadën e dytë si një shtet i pavarur dhe sovran.

 

Sipas tij, koordinimi me partnerët ndërkombëtarë strategjikë do të mundësojë finalizimin me sukses të marrëveshjes me Serbinë. Edhe kryeministri Rama përmes një statusi në “Facebook” uron të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen ndërsa përkujton edhe ata që dhanë jetën për këtë ditë.

 

Ndërsa kreu i opozitës, Basha shkruan se këto vite nuk kanë qenë të lehta për Kosovën. Por sot, në opozitë dhe nesër në qeveri, Basha angazhohet se integrimi i përbashkët i të dy vendeve do të jetë misioni më i madh.

Vazhdo të lexosh

Reklamë