E mërkurë, 7 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Krerët talebanë takohen me njëri-tjetrin: Diskutuam për sigurinë e njerëzve dhe respektimin e vlerave

Udhëheqës të tjerë talebanë kanë mbërritur në Kabul nga kryeqyteti i Katarit, Doha, ku ata ishin pjesë e ekipit negociator që u takua me zyrtarët amerikanë.

 

Reklamë

Politikani i shquar afgan Abdullah Abdullah postoi një fotografi në faqen e tij në “Facebook”, teksa përshëndeste ish-ambasadorin taleban në Arabinë Saudite, Shahabuddin Delaëar, ish-ministrin e Brendshëm taleban, Mullah Khairullah Khairkhëa, Abdul Salam Hanafi dhe të tjerë.

 

Reklamë

Pamjet e tjera treguan burrat që po bisedonin me Hamid Karzai, i cili ishte president i Afganistanit nga 2001 në 2014 dhe i cili mbeti në Kabul kur talebanët morën kontrollin.

 

“Situata aktuale në vend, siguria e njerëzve, procesi gjithëpërfshirë politik, respektimi i vlerave kombëtare, përfshirë flamurin, ishin tema diskutimi në takim”, thuhet në postimin e Abdullah.

 

Talebanët kanë deklaruar se duan të formojnë një qeveri gjithëpërfshirëse, por të shumtë janë skeptikët se diçka e tillë do të arrihet.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë