E shtunë, 7 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Krerët e shtetit shqiptar dënojnë vrasjen e Ivanoviç

Krerët e shtetit dhe politikës ne Tirane kanë dënuar ne unison vrasjen e liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviç. Presidenti Meta shpreh keqardhjen e thellë dhe bën thirrje për vlerësimin e situatës me qetësi e maturi. Ky akt kriminal sipas tij, nuk duhet të ndikojë në procesin e rëndësishëm të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës.

 

Kryeministri Edi Rama në reagimin e tij shpreh keqardhjen e thellë për tragjedinë e Oliver Ivanovic. “Një akt qëllimkeq ky, që nxit urrejtje e tension. Përpjekjet për dialogun e paqen s’duhen ndalur! Duhen thelluar!”, nënvizon Rama.

 

Reklamë

Ministrin i jashtëm Bushati ndërkohe tha se vrasja e Ivanovic cenon dialogun, pajtimin dhe stabilitetin në Kosovë.

 

Ndërsa kryetari i opozitës Basha e konsideroi vrasjen një akt të pastër kriminal që meriton hetim të plotë dhe ndëshkim.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë