E hënë, 9 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 40 minuta më parë
Video · Vendi

Krerët e shtetit dënojnë sulmet e përgjakshme

Reagimi i pare kundër sulmeve terroriste qe tronditen Brukselin erdhi nga Komuniteti Mysliman Shqiptar. Kreu i tij Skënder Brucaj ka dënuar aktet qe sollën humbjen e dhjetëra njerëzve paraditen e se martës ne kryeqytetin belg. Edhe krerët e shtetit shqiptar nga Presidenti i Republikës, Kryeministri, Kryetari i Parlamentit dhe lideri i opozitës  kane dënuar aktet terroriste. Ne nje postim ne rrjetet sociale lideri i maxhorances Edi Rama shkruan:Bombat qe mbjellin vdekje per te pafajshmit ne zemrën e Europes do ta ringrene Europen per ta fituar ne emër te lirisë kete lufte te re!

Ndërkohe kryetari i kuvendit Ilir Meta nga selia e bektashinjve ka dënuar aktet terroriste.

“Të gjithë sot lutemi për shpirtin e viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Jemi pranë popullit belg dhe të gjithë qytetarëve të Europës. Por kjo është një ditë e shenjtë, nuk është dita e frikës, është dita e ringjalljes, dita e shpresës. Është një ditë që na motivon dhe më shumë për të ruajtur dhe forcuar bashkëjetesën dhe harmoninë e shkëlqyer ndërfetare që kemi në vendin tonë që është një pasuri kaq e çmuar në këto kohë të vështira dhe të trazuara. Edhe njëherë ju uroj gëzuar këtë ditë të shenjtë të gjithë besimtarëve bektashinj por dhe të gjithë qytetarëve tanë.”

Lideri i opozitës Lulzim Basha ne nje postim ne facebook tha se sulmet dëshmojnë urrejtjen e verbër ndaj vlerave demokratike.

Reklamë

“Aktet terroriste sot ne kryeqytetin e Europes morën dhjetëra jete te pafajshme. Ato janë dëshmi e urrejtjes se verbër çnjerëzore e te pafe qe ushqen dhe motivon terrorin. Ngushëllime familjeve qe humben te dashurit e tyre. Partia Demokratike solidarizohet me popullin dhe autoritetet belge dhe europiane ne keto momente te vështira.” – shkruan kryetari i PD

 

 

Më shumë video

Reklamë