Subscribe

Besimtarët bektashianë festojnë sot Sulltan Novruzin, ditëlindjen e Imam Aliut dhe nuk munguan urimet nga krerët e politikës. Presidenti Ilir Meta u lut për shëndet dhe mundësi të reja.

 

“Gëzuar Festën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e Imam Aliut! U bashkohem sot lutjeve për shëndetin tuaj dhe të çdo anëtari të familjes! Një shpresë e re po lind dhe një epokë me mundësi të reja po çel bashkë me rigjallërimin e natyrës! Diell dhe Pranverë në zemrën e çdo shqiptari! ☀️🌼🇦🇱”

 

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i drejtoi një letër urimi Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ruçi shprehet se e ka të pamundur të marrë pjesë në festimet për këtë ditë.

 

“Për shkak të angazhimeve të mia zyrtare, e kam të pamundur tiu bashkohem në këtë gëzim fizikisht. Me zemër jam atje dhe gëzoj e lumturohem bashkë me ju. Dy ngjarjet e shënuara, të cilat festojmë sot, zbukurojnë jo vetëm jetën e bektashinjve, por të të gjithë shqiptarëve, në këto kohë të vështira të pandemisë, kudo ku ata jetojnë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, vendet e tjera të rajonit dhe në Diasporë. Bektashizmi ka qenë në çdo kohë një pasuri e madhe shpirtërore, kulturore dhe njerëzore për shqiptarët dhe bektashinjtë rrezatues, misionarë dhe edukatorë të atdhetarizmit, solidaritetit, tolerancës dhe humanizmit.”

 

Kurse kryeministri Edi Rama uroi vetëm me një fjali: “Gëzuar Ditën e Sulltan Nevruzit të gjithë Komunitetit Bektashian.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *