E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 19 sekonda më parë
Politikë

Krerët e bashkive të djathta takojnë Bashën: Nuk ka shanse të lirojmë zyrat

Kreu demokrat Lulzim Basha ka zhvilluar një tjetër takim këtë të mërkurë me kryebashkiakët në largim të PD.

 

Pas takimit, kryebashkiakët në largim të PD kanë deklaruar për mediat se ata nuk I njohin zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Reklamë

Njëri prej tyre ka qenë Xhelal Mziu, i cili u shpreh i bindur se nuk do ta lirojë zyrën e Bashkisë Kamëz, pavarësisht se Rakip Suli fitoi garën e 30 qershorit.

 

“Nuk ka shanse të lirojmë zyrat, këto nuk janë zgjedhje. Zyrat i lirojmë nëse vjen një kryetar legjitim”

 

Në të njëjtën linjë me Xhelal Mziun ka qëndruar edhe Fran Frokaj I Lezhës e Agron Kapllanj I Mallakastrës.

 

Ata bënë të ditur se do jenë në pritje të një vendimi të dytë nëse do ti lirojnë zyrat apo jo.

Vazhdo të lexosh

Reklamë