Një shqiptare ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm solidariteti në Greqi në një situatë të vështirë që po kalojnë të gjithë në botë për shkak të COVID-19.

Emigrantja shqiptare që jeton e punon prej vitesh në Grevena e që ka një punishte rrobaqepsie mori një ditë një telefonate nga Spitali I Grevena  ku u pyet nëse mund të bente 600 maska kirurgjikale. Elonam, gruaja me origjinë nga Korca, pa u menduar shumë e pranoi këtë gjë dhe arriti ta plotësonte këtë kërkesë. Zyrtari i spitalit kërkoi t’i jepte asaj një çmim për copë.

Elona përsëri nuk e mendoi për asnjë moment.

 

“Kam dëgjuar gjithmonë në lajme se ka mungesë të maskave në spitalet që mjekët dhe infermierët po kërkojnë vazhdimisht sepse kanë mbaruar. Unë i thashë menjëherë se nuk I dua paratë dhe t’i jepja maskat në spital dhe për ata punëtorë që kishin nevojë. Atëherë më thanë që do të më dërgonin pëlhurën dhe unë kërkova një mostër që e kisha modeluar “.

 

Elona ka një dyqan veshjesh në Grevena dhe një punishte të vogël. Ajo bëri një model, preu pëlhurën që kishte furnizuar më parë në spital, dhe I hyri punes. Siç thotë ajo iu u deshën nëntë ditë për të përfunduar 600 maskat. Ajo flet me krenari për krijimet e saj, maskat janë pëlhurë të dyfishtë dhe mes tyre ishte qepur një filtër i veçantë, të cilin ajo e more nga spitali.

 

Elona është e guximshme në fjalimin e saj. Përgjigjet e saj janë të shkurtra dhe në disa raste me një fjalë. Në një moment, sikleti i saj është i dukshëm . ”

 

Unë i thashë menaxherit nëse do të kishin nevojë për më shumë maska unë do t’i bëja, sepse dua të ndihmoj”, dhe Elona e përfundoi bisedën tonë duke thënë se “në këto ditë të vështira na duhen njerëzit që të ndihmojnë, ku mundemi … t’i përballojmë”.

 

Elona Agolli  bashkë me bashkëshortin e saj kanë 21 vite që punojnë në Grevena një qytet i vogel jo shumë larg kufirit me Shqipërinë. Ata kanë dy fëmijë, vajza 18 vjece dhe djali 9 vjec. Burimi: AMNA

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *