Miliona besimtarë ortodoksë në mbarë botën festojnë ringjalljen e Krishtit, ditën më të rëndësishme të kalendarit të tyre.

 

Kishat Lindore në të gjithë botën, përfshirë të krishterët ortodoksë t Greqisë, Rusisë, e deri në Alabama, marrin pjesë në meshën e shenjtë, një javë pas Pashkës së katolikëve dhe protestantëve.

 

Në vigjilje të Pashkës, besimtarët i fillojnë kremtimet të shtunën, dhe në orët e para të mesnatës së Pashkës, ndezin qirinjtë, pasi ky moment cilësohet si kulmi i festës, ose ndryshe, Ringjallja e Krishtit”.

 

Besimtarët ecin nëpër rrugë dhe përhapin lajmin “Krishti është ringjallur”.

 

Festa e pashkëve qe kremtohet çdo vit nga besimtaret ortodoks përshkruhet në testamentin e ri. Në të thuhet se Krishti u ngjallë ditën e tret pas kryqëzimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *