Në fshatin Shijon tw Elbasanit është festuar dita e Shën Johan Vladimirit ku disa shekuj më parë besohet si nisi predikimin e fesë ortodokse në këto zona.

Ndaj dhe çdo vit në 4 qershor, besimtarët ortodokse nga Shqipëria por edhe nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia mblidhen për të kremtuar këtë festë në Manastirin që mban emrin e shenjtit Johan Vladimir.Edhe këtë vit besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për një jetë më të mirë duke dhënë urime paqeje dhe mirësie.

Vite më pas besimtarët ortodoks vijojnë ta vizitojnë. Shumë prej tyre shprehen se kanë gjetur shërim, duke treguar edhe copëza nga historitë e tyre.Imzot Andoni, nga manastiri foli për rëndësinë e kësaj dite.

Duke përkuar me Fiter Bajramin Imzot Andoni në shenjë të tolerancës fetare uroi besimtarët musliman.

Ndërkohë drejtuesit e Manastirit kishin organizuar pritje për personalitete të qytetit të Elbasanit, por dhe besimtarë të tjerë.

Festa ka vijuar gjatë gjithë ditës në Manastirin e “Shën Joan Vladimirit”, ku besimtarët dhe pelegrinët e ardhur përveç riteve fetare, kanë pasur mundësi të argëtohen edhe nga aktivitetet e organizuar  nga bashkia Elbasan.

Kulti i Shën Johan Vladimirit në Shqipëri respektohet njësoj si nga shqiptarët ashtu edhe sllavët që vijnë pothuajse çdo vit në kishën që mban emrin e këtij shenjti.

Vendlindja e tij është Kraja e Malit të Zi, ndërsa eshtrat janë zhvendosur në Durrës gjatë Mesjetës e më pas në Elbasan. Pas djegies së manastirit eshtrat u vendosën në Muzeun Kombëtar në Tiranë, ndërsa manastiri në fshatin Shijon, që mban emrin e shenjtit, është rindërtuar vite më pas.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *