E hënë, 21 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 03:15 Në vijim ora 03:15: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kremtohet 100 vjetori i Bibliotekës Kombëtare

Në kremtimin e 100 vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, një ekspozitë e librave të rrallë është çelur për herë të parë për sytë e publikut në ambientet e Kryeministrisë.

I pranishëm në aktivitet, kryeministri Edi Rama tha se ky institucion ruan disa ekzemplarë të rrallë.

EDI RAMA

KRYEMINISTËR I SHQIPËRISË

Reklamë

Në këtë ekspozitë, bashkë me mesharin e Gjon Buzukut, tekstet e Bogdanit, Pjetër Budit, De Radës, Sami Frashërit janë disa dhe nga dorëshkrime të Kostandin Kristoforidhit, Nolit, e për me tepër biblioteka kombëtare ka një dorëshkrim origjinal ne arabisht te Aristotelit. Ashtu sikundër ka plotë botime të autorëve të lashtësisë.

Kreu i qeverisë theksoi më tej se Biblioteka Kombëtare do t’i nënshtrohet procesit të dixhitalizimit.

 

Dhe dua ta mbyll me revolucionin dixhital qe ne kemi marrë në frontin e përparimit dhe që ka përfshirë Bibliotekën Kombëtare ne 100 vjetorin e saj. Duke mundësuar që të vijë në tokë. Patjetër që ne do ta mbështesim këtë revolucion dixhital. Aksesi ne këtë thesar do të jetë global.

Sa i takon investimeve, Rama tha se tërmeti i nëntorit dhe pandemia ia kanë pamundësuar qeverisë zbatimin e projekteve të iniciuar për restaurimin e godinës së Bibliotekës Kombëtare.

Vazhdo të lexosh

Reklamë