E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kremtohen Pashkët, katolikët në meshën e shenjtë

Me qindra besimtarë katolikë kanë marrë pjesë në meshën e Pashkëve mesnatën e te shtunës në Katedralen katolike në kryeqytet. Mesha e shenjtë zgjati deri pas mesnate, e sipas traditës dhe riteve, të gjithë besimtarët janë bashkuar për të uruar ringjalljen e Jezusit. Me qirinj ne duar, besimtarët katolikë janë lutur për ringjalljen e Krishtit dhe vetëflijimin për një botë të patë dhe të begatë. Pashka është një nga kremtimet më të mëdha të katolikëve. Ata risjellin ne vëmendje ngjarjen e madhe të ringjalljes se Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq. Të gjitha ritet finalizohen këtë të diele, që njihet ndryshe dhe si e dita e shenjtë e pashkës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë