E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kremi i diellit, jo i mjaftueshëm për mbrojtjen e lëkurës

Jemi në sezon veror dhe plazhi është destinacioni i preferuar më shumë prej nesh.

Një nga problemet që shfaqen në këtë periudhë janë rrezet e dëmshme të diellit. Të gjithë përpiqemi të jemi të mbrojtur mjaftueshëm kur jemi buzë detit.

Reklamë

Por sipas një studimi, vetëm kremi kundra diellit, nuk është i mjaftueshëm për të penguar rrezet që shkaktojnë edhe kancerin e lëkurës.

Sipas kërkimit të shkencëtarëve britanikë, kremi duhet të kombinohet edhe me mënyra të tjera, si mbajtja e kapeleve apo qëndrimi në hije, sidomos në oraret e pikut.

Mos marrja e këtyre masave bën që rrezet ultra vjollcë të depërtojnë në lëkurën tonë dhe qelizat të preken nga kanceri./ Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë