E shtunë, 10 Tetor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Kreditimi i sektorit bujqësor, Rama: Synojmë që në Shqipërinë e vitit 2030 eksportet të arrijnë në 1 miliard euro

Në Shqipërinë e vitit 2030, synimi i qeverisë është që eksportet të arrijnë në 1 miliardë lekë.

Kështu u shpreh kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili ishte i pranishëm  në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin në bujqësi, ku përmes një instrumenti bankar me një linjë financimi prej 250 mln euro do të mbështeten investimet në sera, agropërpunim, peshkim, akuakulturë, agroturizëm, inovacion teknologjik në shërbim të zhvillimit rural.

Reklamë

Rama: Ky është një hop i madh cilësor, shumë premtues për sektorin dhe për vendin. Duke pasur parasysh dy gjëra. Së pari ne kemi vendosur një objektiv ambicioz që në Shqipërinë 2030 eksportet bujqësore të arrijnë në 1 mld euro. Sot jemi mbi 500 milionë euro eksporte, por ndërkohë kishim pak më shumë se sa 100 mln euro kur kemi marrë detyrën. Arritja e objektivit prej 1 mld eurosh kërkon një fuqi të shtuar të sektorit, një fuqi të shtuar të fermerëve dhe kjo fuqi do të vijë permës investimeve.

Nga ana tjetër është e domosdoshme edhe për Shqipërinë anëtare të BE-së, ku sfida e konkurencës dhe sfida e përshtatjes me rregulla dhe standarde edhe më të larta është një sfidë shumë e madhe. Sot jemi në një moment kur mund të ndjehemi mirë për faktin se kemi një produkt të kombinuar mes linjës së re të financimit të Bankës së Shqipërisë dhe mbështetjes që qeveria do të japë duke arritur që pëmres garancisë sovrane të mbulojë 70% të principalit të kredisë./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë