Subscribe

Edhe pse qeveria firmosi një plan kombëtar me Bankën e Shqipërisë për të ulur kreditë e këqija, rritja e tyre nuk po njeh ndalje. Për korrikun përqindja e këtij portofoli ka kapërcyer sërish nivelin mbi 20% të totalit të kredive. Huatë me probleme arritën në 21.5%. Një vit më parë Banka Qëndrore së bashku me Ministrinë e Financave, plotësoi një kërkesë të hershme të bankave tregtare për të pastruar bilancet e kredive të humbura, duke fshirë 220 milion dollarë, të cilat bankat i mbanin të ngrira për të mbuluar rrezikun e mos kthimit të kredive, ose siç njihen ndryshe provigjone. Por edhe pse kjo vlerë e madhe monetare u çlirua, nuk u përkthye në kredi të re. Tkurrja e kredisë është një nga shkaqet kryesore të rritjes së huasë me probleme. Një tjetër faktor që ka ndikuar në përkeqësimin e cilësisë së kredisë është rënia e konsumit. Çmimet e ulëta në tregje kanë bërë që të bjerë fuqia paguese e bizneseve që kanë marrë kredi duke sjellë automatikisht vonesa në shlyerjen e kësteve.
Ka më shumë se një vit që bizneset eksportuese po vuajnë krizën e deflacionit në tregjet europiane, por së fundi listës së tyre po iu shtohen edhe ato që shesin në tregun e brendshëm. në total për korrikun kreditë e këqija u rritën me 70 milion dollarë, ku gjysmën e kësaj shifre e mban kompania KURUM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *