Subscribe

Për herë të parë pas 5 vitesh, Shqipëria ka nivelin e kredive të këqija nën vlerën 20%. Për muajin nëntor, huatë me probleme arritën shifrën 19.9% të totalit të portofolit, e cila nëse përkthehet në vlerë monetare shkon nën 996 milion dollarë. Bankat kanë arritur të përmirësojnë kreditë të cilat kanë patur një kohë të gjatë që nuk arrinin të shlyheshin, duke e ulur për herë të parë këtë vlerë me 30 milion dollarë. Nga afro 1 miliard dollarë që është totali i kredive me probleme, 60% e tij, ose 600 milion dollarë janë në dorën e 35 korporatave të mëdha. Banka e Shqipërisë ka arritur që të ristrukturojë një prej këtyre kompanive që kanë shifrat gjigande të kredive që nuk kthehen në banka, dhe njëkohësisht po punon me 3 firma të tjera që t’i kthejë ato në fitimprurëse në mënyrë që të bëhen të afta të paguajnë këstet. Shqipëria ka nivelin më të lartë të kredive me probleme në rajon, për këtë arsye Banka Qendrore së bashku me Fondin Monetar dhe qeverinë ka marrë një plan masash për uljen e përqindjes së tyre. Shkaku kryesor për rënien e huave në Shqipëri ka qënë niveli i lartë i pakethyeshmërisë që kanë patur huatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *