Programi i strehimit me kredi që subvensionohet nga bashkia Korçë pritet t’i japë zgjidhje 74 familjeve që kanë aplikuar. Të enjten, Këshilli bashkiak i Korçës i ka hapur dritën jeshile zbatimit të këtij projekti duke miratuar në fazën e parë kërkesat e të interesuarve.

 

Ilir Zguri, drejtor I Drejtorisë të Shërbimit Social sqaroi se ky program pranonte deri në 100 aplikime.

Përfituesit mund të gjejnë banesa me kredi bankare me interes shlyerje 10% ndërsa pjesa tjetër si detyrim ndaj bankës kompesohet nga bashkia. Zguri tha se 85% të listës së aplikantëve e zenë çiftet e reja.

 

Ky program që synon zbutjen e problemit të strehimit në Korçë ka një afat 3 vjeçar duke trajtuar çdo vit 100 aplikues.

 

Pas miratimit që jep Këshilli bashkiak, vendimtar është shqyrtimi nga ana e bankës nëse aplikuesit përmbushin të gjitha kriteret e kërkuara. Nga ana e bashkisë Korçë, ndërkaq ka edhe 5 programe të tjera për lehtësimin e problemit të strehimit në qytet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *