Policia e Prokurorisë Speciale të Hagës e ka kontrolluar shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, këshilltari i kryetarit të PDK-së, Adri Nurellari është shprehur se zhvillimi i ditës së sotmë ka qenë një shoë i pahijshëm, duke shtuar faktin se Kosova ka qenë mjaft bashkëpunuese me gjykatat lidhur me këto çështje.

Adri Nurellari: Nuk është rastësi që asaj lufte iu bashkuan kombet më të avancuara demokratike. Është për të ardhur keq që është bërë ky shoë sot në mëngjes. Populli shqiptar ka dëshmuar si asnjë tjetër në rajon, në Ballkan, maksimumin e bashkëpunimit me çdo gjykatë që është marrë me çështjet dhe me krimet e pretenduara. Kujtojmë këtu se vendet e tjera fqinje, të gjitha, Serbi, Kroaci, të kërkuarit, dëshmitarët janë fshehur, larguar, I kanë bërë bisht përballjes me drejtësinë, ndërkohë që është krejt e kundërta në rastin e Koosvës.

Koosva ka patur maksimumin e bashkëpunimit. Kështu që ky është një shoë i pahijshëm dhe i panevojshmë, sepse në çdo rast ata kanë treguar gatishmëri. Rreziku më I madh këtu është se pikërisht po goditet hierarkia e UÇK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *