Subscribe

Biznesi e sheh në një mënyrë krejt ndryshe marrëveshjen e diskutueshme mes Shqipërisë dhe Italisë për pranimin e refugjatëve.

Sipas Sokol Krajës, anëtar i Shoqatës së Prodhuesve, nëse do të kishte legjislacion refugjatët të mund të punësohen në ekonomi.

Lexo edhehttp://S’ka punëtorë, biznesi thirrje: Hapni ambasadë në Indi dhe Bangladesh

Do të ishte mirë nëse edhe legjislacioni do ta lejonte, që tre mijë refugjatë që do të qëndrojnë në Shqipëri, të kishin mundësi të punësoheshin dhe të integroheshin në vend. Janë 3 mijë dhoma gjumi, janë 3 mijë vende pune, taksa të shtuara, janë konsum edhe më i madh. Pra rritet qarkullimi në ekonomi. Unë mendoj se pas ndoshta një 10-vjeçari popullsia në vendin tonë do të jetë gjysmë shqiptarë e gjysmë të huaj, ndaj duhen marrë masa që tani, -tha Kraja në emisionin “E-ZONE”.

Sipërmarrësit thonë se rritja e pagave si dhe rekrutimi i punonjësve të huaj janë dy rrugët se si ndalohet hemorragjia e emigrimit të fuqisë punëtore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *