“Krah për krah për bashkëpunim”/ Kryemadhi uron Kurtin e Osmanin për fitoren

Edhe Monika Kryemadhi iu është bashkuar urimeve për fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e Kosovës.
Teksa uron suksese për parlamentin dhe qeverisë e re, kryetarja e LSI-së shprehet e bindur se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare.
“Kosova dhe qytetarët e saj zhvilluan një proces zgjedhor shpresëdhënës këtë 14 shkurt, që edhe nën sfidën e pandemisë, u dominuan nga kultura demokratike për respektimin e vullnetit të sovranit. Urime Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren bindëse. Suksese parlamentit dhe qeverisë së re, me bindjen se do t’i japin një ritëm më të shpejtë zhvillimeve pozitive për forcimin e shtetit të Kosovës dhe integrimit të tij në arenën ndërkombëtare. Mirëpres mundësinë që me qeverisjen e re të Shqipërisë, të jemi krah për krah për bashkëpunim real dhe integrim në të gjitha planet me Kosovën, duke synuar një të ardhme më të mirë të qytetarëve tanë.”




