E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

KQZ: Zgjedhjet në rrezik, caktoni urgjentisht komisionerët

Partitë politike po rrezikojnë zgjedhjet politike të 25 qershorit. Janë disa mijëra komisionerë, të cilët nuk janë emëruar nga subjektet politike, garuese në zgjedhje.

 

Reklamë

Kryetari i KQZ-së Klement Zguri deklaron se partitë politike, që kanë detyrën të emërojnë përfaqësuesit e tyre në Komisionet e Zonave të Administrimit të Zgjedhjeve dhe komisionet e Qendrave të Votimit, po shkelin përcaktimet ligjore.

 

Në këto kushte, ai parashikon që gjatë ditës së zgjedhjeve, KQZ do të përfshihet nga situata të tensionuara politike.

 

Kur kanë mbetur ende tre ditë nga zgjedhjet KQZ vazhdon procesin e trajnimit të komisionerëve, proces i cili duhet të kishte përfunduar prej ditësh, por vonesat nga partitë kanë shtyrë këtë proces të rëndësishëm të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve.

Më shumë video

Reklamë