Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar zëvendësimin e mandateve të dy deputetëve të prekur nga ligji i dekriminalizimit, Aqif Rakipi dhe Gledjon Rehovica. Sipas Kodit Zgjedhor, vendi vakant plotësohet nga kandidatët vijues të listës shumë emërore të partive përkatëse.

 

Në vend të Rakipit, PDIU do të përfaqësohet me Dritan Bicin, ndërkohë që në vend të Rehovicës së LSI, në parlament do të ulet Silva Caka. Rakipit dhe Rehovicës, KQZ i  hoqi mandatin e deputetit, pasi ata nuk kishin pasqyruar në formularin e vetëdeklarimit se kanë qenë të ndaluar në Itali për veprën penale të vjedhjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *